Juventusi hedh sytë sërish nga Zaniolo!

Tifozët e Romës janë të zemëruar me të dhe nuk duan që të kenë të bëjnë më tej me një lojtar të tillë. Nikolo Zaniolo pati fjalë aspak të ëmbla për ish-skuadrën ndërsa foli si lojtar i Gallatasarajit, duke thënë se “shokët e mi tek Roma më zhgënjyen”. Gjithsesi, lajmi kryesor është që Zaniolo mund të kthehet në Itali, madje tek Juventusi. Mediat në Apeninë shkruajnë se “Zonja e Vjetër” ka nisur bisedimet, ndërsa vetë sulmuesi ka deklaruar se nuk e ka të qartë nëse do të vazhdojë të luajë në Turqi sezonin që vjen.

Sfidanti.al