E thotë presidenti i Federatës, ndërsa ka kohë që flitet se kjo gjë mund të ndodhë. Brazili dëshiron shumë që Karlo Ançeloti të jetë trajneri i tij i ardhshëm, siç shprehet Ednaldo Rodriges. “Ançeloti është kandidatura favorite mes lojtarëve dhe tifozëve, – u shpreh ai, – unë e admiroj për ndershmërinë e punës së tij, për mënyrën sesi punon, sesa konstante është puna e tij”. Brazili mbeti pa trajner pas Kupës së Botës në Katar kur Tite dha dorëheqjen.
Sfidanti.al