Çfarë sportiviteti në çiklizëm, belgu lejon shokun e tij francez që të fitojë!

U zhvillua një nga ato që cilësohen si Klasiket e Veriut. Në sportin me dy rrota ishte dita e garës Gand-Vevelgem, 261 km e gjatë, ku në finish mbërritën krah për krah dy çiklistë të së njëjtës skuadër, belgu Van Ert (Aert) dhe francezi Laporte. Ata u shkëputën 50 km përpara cakut, dhe i përkasin ekipit Xhambo-Visma (Jumbo-Visma), me Van Ertin që u duk më i fortë në fund, por që lejoi shokun e tij që të fitonte. Diçka e shkëlqyer.

Sfidanti.al