Shefi ekzekutiv i Bajernit nuk mundi ta përmbante veten kur erdhi puna për të vlerësuar trajnerin që sapo pajtuan në klub. Oliver Kahn deklaroi se e vlerëson shumë Tomas Tuhelin sepse pati sukses në stolin e Paris SG, duke arritur finalen e Championsit, humbur pikërisht përballë bavarezëve. “Nuk është e lehtë të drejtosh Paris SG”, – tha Kahni, duke nënkuptuar menaxhimin e vështirë të yjeve të shumtë në skuadrën franceze.
Sfidanti.al