Sa herë që Federiko Bernardeski luan si titullar, thuajse aq herë ai shënon. Ashtu siç bëri mbrëmë në ndeshjen më të veçantë dhe më të vështirë për të, atë në fushën e Fiorentinës. Bernardeski shënoi nga goditja e dënimit dhe papritur festoi në stadiumin që ishte shtëpia e tij, duke u justifikuar se “më takon të respektoj tifozët tek të cilët jam sot”. Bernardeski ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje si titullar.
Gjithsesi, përtej ish-lojtarit të Fiorentinës, Juventusi ka edhe “magji” të tjera. Skuadra e trajnerit Alegri ka një mbrojtje thuajse “bunker” me vetëm 1 gol të pësuar në 16 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Po ashtu, bardhezinjtë janë ekipi që ka shënuar më shumë gola nga goditja e dënimit, se gjithë të tjerët në Serinë A, plot 4 gola. Me 62 pikë pas 24 javëve, dhe me 60 gola të shënuar, kampionët duken në rrugën e duhur për të mbrojtur titullin, ndonëse ndaj Napolit nuk do të jetë aspak e lehtë.
Sfidanti.al