Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, thotë se futbollistët anglezë janë bërë, tani, mjeshtra të simulimit, duke aktruar në fushat e futbollit. Në ndeshjen e fundit mes Liverpulit dhe Totenhemit, Deli Alit të Totenhemit iu tregua kartoni i verdhë për simulim, ndërsa “kolegu” i tij, Hari Kein, u akuzua se arriti ta sajoji penalltinë nga “përplasja” me mbrojtjësin e “të kuqve”, Vurgjil van Dajk. “Mbaj mend se dikur këtë e bënin, në përgjithësi, lojtarët e huaj që luanin në Angli, por doli se futbollistët anglezë ishin ‘nxënës’ të mirë dhe, tani, edhe ata janë bërë simulues dhe ‘mjeshtra’ në fushë”, tha Vengeri.
Duke e ngritur temperaturën para derbit të Londrës Veriore mes Totenhemit dhe Arsenalit, Vengeri, gjithashtu, nuk mungoi që ta ngacmonte Totenhemin, duke vënë në dukje se Arsenali e ndjen veten si në shtëpi në “Uembli”, për shkak të trofeve dhe të sukseseve të arritura në atë stadium.
“Ne e kemi më lehtë të luajmë në ‘Uembli’ sesa ne ‘Uajt Hart Lejn””, tha Vengeri, duke pasur parasysh se Arsenali nuk ka humbur në stadiumin legjendar të Londrës që nga humbja në finalen e FA Kupës ndaj Celsit, më 2009, dhe që, atëkohë, ka nëntë fitore në “Uembli”, ku i zhvillon ndeshjet e veta Totenhemi, deri sa të ngrihet stadiumi i ri i veti.
Sfidanti.al