Nëse shikon tabelën, diferenca është vetëm 3 pikë, pra një kampionat që mund të diskutohet. Nëse zhvendos vështrimin pak më majtas, tek kolona e ndeshjeve të luajtura, kupton se gjërat janë ndryshe. Napoli vërtet ka 48 pikë, ndaj 51 të Juventusit, por kampionërt kanë luajtur vetëm 21 ndeshje ndaj 23 të napolitanëve. Skuadra e Mauricio Sarrit ishte në një nga ato netët e saj magjike, që as juventinët nuk arrijnë t’i realizojnë, dhe tiumfoi në stadiumin “Dal’Ara” të Bolonjës me shifrat 7-1.
Marek Hamshik e Dris Mertens shënuan nga tra gola, dhe një tjetër e realizoi Lorenco Insinje (në foto me Hysajn). Mbrojtësi i kombëtares shqiptare luajti sërish titullar, duke marrë një karton të verdhë në 75’, ndërsa sulmuesi polak, Milik, ishte më në fund në stol. Në pjesën e parë pati shumë histori, ndërsa në të dytën aspak. Miqtë shënuan dy herë me Hamshikun e Insinjen, pastaj mbetën me 10 vetë (Kajehon me të kuqe), ndërsa Bolonja humbi me penallti me Matia Destron, që u ndal nga Reina.
Pak minuta më vonë numri i lojtarëve në fushë u barazua me përjashtimin e bolonjezit Mazina, ndërsa Mertens shënoi golin e tretë që realisht mbylli gjithçka. Torosidhis shkurtoi shifrat, por Mertens, Hamshik, Hamshik e sërish Mertens nuk patën mëshirë për vendasit. Napoli ka shënuar më shumë gola se të gjithë, 54 ndaj 44 të Juves e Romës, por edhe ka pësuar më shumë.