Nuk është se u besohen shumë fjalët pas asaj që ndodhi me Kristiano Ronaldon. Tek Juventusi, ashtu si kudo tjetër në futboll ka shumë fshehje të së vërtetave, ndërsa ka diçka që nuk mund të maskohet. Atë që klubi torinez po has vështirësi për rinovimin e Paulo Dibalës. i fundit që foli për këtë ishte zv. presidenti Pavel Nedved, i cili theksoi se “Dibala është në qendër të projektit tonë dhe ne duam që të rinovojmë sa më shpejt”. E lehtë të thuhet, por e vështirë të realizohet, pasi diferenca ekonomike mbetet. Juvja jep 8.5 milionë euro në sezon plus shpërblimet, por argjentinasi mendon se meriton 10 milionë euro të garantuara. Ndoshta do të gjendet akordi, por as paratë e kursyera nga Kristiano Ronaldo nuk po ndihmojnë, kaq e vështirë ka qenë situata financiare këto kohë. Dibala është vërtet në qendër të projektit pasi Juvja ka një ekip relativisht të ri dhe kjo do ta bëjë të vështirë sezonin në Champions dhe Serinë A, ndonëse Nedved thotë se ka besim.
Sfidanti.al