Juventusi është gati të japë 50 milionë euro plus Paolo Dibalën që të sigurojë shërbimet e futbollistit më të mirë të Liverpulit, Muhamed Salah, shkruajnë mediumet sportive italiane. Drejtuesit e Juves duan në sezonin e ardhshëm të kenë në ekip edhe Kristiano Ronaldon dhe edhe Salahun, por një pikëpyetje e madhe është nëse klubi i “të kuqve” është i gatshëm që të heqë dorë nga shërbimet e futbollsitit egjiptian të shkëlqyer, edhe pse oferta mund të jetë shumë e mirë.
Vlera e Dibalës rrotullohet në rreth 100 milionë euro dhe atë e do edhe Mançester Junajtidi, por Juventusi do ta shfrytëzojë atë për të bërë “pazar” në rastin e transferimit eventual të Salahut këmbëshpejtë që, në fakt, tani e ka përvojën e lojës në Serinë A, duke qenë se ai ka luajtur me Fiorentinën dhe Romën, nga ku ai i transferua për te Liverpuli. Ky futbollist egjiptian edhe këtë sezon po shkëlqen me bluzën e Liverpulit, megjithëse në një moment forma e tij ra, por tani ai e ka marrë veten dhe deri tani ai ka shënuar 20 gola në 34 ndeshje që ka zhvilluar në të gjithë konkurrimet.
Sfidanti.al