Besojeni ose jo, por PSZH-ja ka edhe një Kilian Mbape tjetër!

Pjesëtari i përfaqësueses franceze, Kilian Mbape, po luan në mënyrë fantastike me bluzën e PSZH-së, ndërkohë që shumëkush i parashikon atij një karrierë të shkëlqyer në ardhmen. Sidoqoftë, klubi francez i tij ka një ide interesante, të cilën ai ka në plan që ta realizojë së shpejti. PSZH-ja ka angazhuar edhe një Kilian Mbape tjetër që është vetëm 11 vjeç, ai jeton në një lagje periferike të Parisit dhe ka të njëjtin emër e mbiemër si futbollisti i ri i shkëlqyer francez.
Idhull i djaloshit të ri sigurisht që është Mbape i “madh” që është vetëm tetë vite më i madh se Mbape i “vogël”, por, sidoqoftë, emrin ai nuk e ka marrë sipas tij.
“Njerëzit më pyesin gjithnjë mua, por unë u them se në familjen tonë askush nuk e njihte Kilian Mbapen para tetë vitesh, kur lindi Kiliani ynë”, thotë Eriku, i ati i Kilian Mbapes së vogël, të cilin, në fakt, që tani po e ndjek klubi parisien i PSZH-së që synon ta përfshijë atë në ekipet e moshave të reja, me qëllim që ai të zhvillohet dhe të bëhet futbollist i mirë.
“Unë nuk e di, nëse im bir do të arrijë të bëhet futbollist profesionist, por, me sa kam marr vesh, atë po e ndjekin disa klube, por unë do të doja që atë ta merrte PSZH-ja, me të cilën unë jam tifoz”, vuri në dukje i atij i Mbapes së vogël.
Sfidanti.al