Juventus-Inter luhet të hënën e 9 marsit dhe me tifozë!

Zyrtarizimi pritet të bëhet nesër, por duket gjë e përfunduar, gjithnjë nëse realiteti i koronavirusit do ta lejojë. Ndeshjet e shtyra të Serisë A do të luhen fundjavën e ardhshme, e kështu me radhë, ndërsa në 12-14 maj do të ndërfutet një javë shtesë për të lejuar përfundimin e kampionatit në 24 maj. Kjo ishte marrëveshja e arritur në Ligën italiane të futbollit dhe në Federatën Italiane të Futbollit.

Kryendeshja, ajo Juventus-Inter, pritet të luhet të hënën e 9 marsit në orën 20:45, në stadiumin “Alianc” të Torinos, dhe besohet me dyer të hapura, pra me tifozë. Të shtunën, në 7 mars, luhet Sampdoria-Verona, të dielën do të jetë Udineze-Fiorentina, dhe të hënën ndeshjet e tjera të shtyra, pra Milan-Xhenoa, Parma-Spal dhe Sasuolo-Bresha.

Sfidanti.al