Emergjenca coronavirus; shtyhet Gara e Tajlandës në MotoGP

Nuk është vetëm Serie A në kaos. Emergjenca coronvirus ndalon edhe MotoGP dhe pas Cmimit të Madh të Katarit, është shtyrë edhe ai I Tajlandës që ishte në program në 22 mars. Ai që e bëri të ditur ishte zv/kryeministri dhe njëkohësisht Ministri tajlandez I Shëndetit Anutin Charnvirakul.

‘Fillimisht duhet të përqendrohemi të pandemia-tha Anutin-duhet të shtyjmë garën deri në një lajmërim të dytë. Është në interesin e vendit dhe pjesëmarrësve’

Njoftimi për shtyrjen e Cmimit të Madh të Tajlandës vjen pas anulimit të garës së Katarit që është e para e sezonit të rid he që ishte parashikuar të zhvillohej në 8 mars. Ndërkohë javë më parë për shkak të coronavirusit janë anuluar edhe evente të tjera motoristike si Cmimi I Madh I Kinës në Shanghai në Formula 1 që do të zhvillohej në 19 prill dhe E-Prix I Formula E I programuar në 21 mars në Sanya në ishullin kinez të Hainan.

Sfidanti.al