Milan, me Rangnick nuk largohen vetëm Boban dhe Maldini

‘Vorbull stuhie për shkak të Rangnick-ky është titulli I të përditshmes gjermane ‘Bild’ që ishte e para që muaj më parë foli për mundësinë e kalimit të ish trajnerit te Leipzigut te Milan dhe që shpjegon pasojat e shpejta  të revolucionit të radhës brenda klubit kuqezi.

Lëvizja e parë  është që me ardhjen në Milanello të njeriut të zgjedhur nga Gazidis për të marrë vendin e Piolit, është largimi I mundshëm I Zvonimir Boban dhe ndoshta edhe ajo e Paolo Maldinit.  Sipas ‘ Bild’, Rangnick e ka gati stafin e tij të bashkëpunuesve  që sjell përjashtimin automatik të drejtuesve aktualë të Milanit.

Por ndryshimet radikale në bordin drejtues të Milanit rrezikon të ketë pasoja edhe në planin sportiv që nuk parashikon vetëm largimin e Piolit. Mungesa e qartësisë dhe  në mënyrë të vecantë largimi I Boban dhe Maldinit, vë në dyshim të madh edhe qëndrimin e mëtejshëm të Zlatan Ibrahimovic I cili do të duhet të marrë një vendim në muajt e ardhshëm nëse do të rinovojë apo jo kontratën me Milanin.

Nëse suedezi do të tregojë mungesë besimi në zgjedhjet e klubit, kjo mund të ketë një efekt domino që mund të prekë edhe portierin Donnarumma që nuk është aspak një detaj I dorës së dytë me portierin që ka si agjent Mino Raiolën dhe është në mesin e bisedimeve për rinovimin.

Sfidanti.al