Juventusi ka fituar me shifrat 3-0 ndeshjen e saj hapëse të këtij edicioni në Serinë A, duke triumfuar në transfertë përballë Udinezes.
Torinezëve u mjaftoi një start i vrullshëm i sfidës për ta vënë në shinat e duhura, pasi gjetën golin brenda dy minutash me Kiezën dhe dyfishuan shifrat me Vlahoviç falë një penalltie. Më pas, skuadra e Alegrit krijoi dhe disa raste të tjera, para se të gjente golin e tretë në shtesën e pjesës së parë me anë të Rabio.
Në fraksionin e dytë të lojës, Juventusi mendoi më shumë si të administronte këtë avantazh dhe i lëshoi shumë terren Udinezes e cila kërkoi me ngulm golin, por nuk ia doli ta gjente, duke mos rihapur sfidën. Kësisoj, Juventusi mori tre pikë që i nevojiten shumë edhe për moralin, në një start kampionati si protagonist të skuadrës bardhezi.
sfidanti.al