Ksavi “shpëton” në fund, Pedri e Ferran Torres nderojnë “katalanasit”

Barcelona ka lënë pas barazimin e javës së parë në La Liga, duke siguruar sot fitoren e parë në në këtë edicion. Katalanasit kanë mundur me shifrat 2-0 Kadizin, jo pa vështirësi për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa kanë zgjidhur takimin vetëm në fundin e tij.

Barcelona ka dominuar plotësisht sfidën, duke krijuar raste të njëpasnjëshme para portës së Ledesma, i cili ia doli që të mbante të paprekur rrjetën e katërkëndorit të tij në këtë duel deri në minutat e fundit. Aty u desh një pasim gjenial i Gyndogan për Pedrin, cili nuk gaboi para portës në minutën e 82-të, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Në minuta shtesë, ishte Ferran Torres ai i cili vulosi fitoren 2-0 për ekipin katalanas, duke shmangur problemet për Çavin i cili kishte filluar të përballej me kritika pas startit të dobët të kampionatit.

 

sfidanti.al