De Ketelare ka lënë gjurmën e tij që në ndeshjen e parë me fanellën e Atalantës në Serinë A. Fantazisti belg, që u transferua pas një viti në hije te Milani, ishte protagonisti i fitores 2-0 të skuadrës bergamaske në fushën e Sasuolos.
Në ndeshjen ku në fushë nga minuta e parë ishte në lojë Bajrami për vendasit dhe Gjimshiti për miqtë, diferencën e bëri pikërisht futja në fushë e blerjeve të reja te Atalanta. De Ketelare dhe Skamaka i dhanë një shtysë më shumë ekipit në minutat e fundit me belgun i cili goditi traversën para se të shënonte edhe golin e avantazhit i ndihmuar nga teknologjia e linjës së portës. Zortea me një gjuajtje spektakolare vulosi më pas fitoren 2-0 për ekipin e tij.
Ndërkohë, Roma është ndalur në barazimin 2-2 në shtëpi nga Salernitana. Beloti shënoi dy gola për vendasit, teksa Kandreva ishte protagonisti i miqve duke tundur edhe ai dy herë rrjetën në një sfidë shumë të luftuar mes dy skuadrave.
sfidanti.al