I paharruar Karleto Macone, Igli Taren ia besoi ..Robi Baxhios!

E gjithë Italia po mban zi për Karleto Maconen, trajnerin e llojit tjetër në Itali, që u shua në moshën 86 vjeçare. Një nga trajnerët më të mirë në botë, Guardiola, i befasoi gazetarët anglezë me fjalët e zemrës për ish-trajnerin e tij pikant. E gjithë familje ime ka humbur një njeri  të veçantë”. Robi Baxho, një nga virtuozët më largpames  të futbollit Italian, e përcjell “babën e Serisë A” me këto fjalë : “ Thonin  se trajnerë si Macone janë specie në zhdukje, po tani që nuk e kemi më, cili është ai i që i ngjason…”

Macone ishte një trajner që sipër kishte vetëm zotin, një profesionist që trofetë më të mëdha kishte vlerën që u jepte futbollistëve. Ishte ai që  i gjeti vendin Pirlons drejtues orkestre, ishte ai që e shndërroi Igli Taren në një asistmen të mrekullueshëm, me kokë dhe me këmbë,  për Robi Baxhion , në fillim të viteve 2000 tek Breshia. Macone do të kujtohet,edhe kur shndërrohej në ciklon : do të “mbetet gjallë” edhe për zemërimin e tij të paimitueshëm  kur vraponte në fushë…gati i tërbuar!

Sfidanti.al