Juventusi duket se e ka gati goditjen e madhe të merkatos së verës. Sipas “La Republica”, bardhezinjtë i kanë bërë ofertë Milanit, për të përfituar shërbimet e Xhanluixhi Donnarumës, portierit 17-vjeçar, që cilësohet si një ndër më të mirët në botë. Kampionët e Italisë kanë gati 40 milionë euro për kartonin e lojtarit dhe pesë milion euro në vit neto për të, për një kontratë që do të zgjasë 4 vjet. Kjo është çfarë ofron shoqëria bardhezi dhe duket se klubi nga Milano ka rënë dakord në parim.
Një përpjekje e tillë mund të finalizohet, pasi Milani e ndjen rrezikun që vjen nga menaxheri i lojtarit, Mino Raiola. Ky i fundit është në pritje të skadimit të kontratës së Donarumës në vitin 2018 dhe më pas mund të bëjë një ankand ndërkombëtar për shitjen e tij. Kështu që për Milanin mbetet opsioni i shitjes në verën e ardhshme, ose rinovimi i kontratës me portierin, gjë e cila duket mjaft e vështirë për t’u realizuar