Boksieri legjendar amerikan, Majk Tajson, ka kryer shumë veprime kontrapedalë gjatë karrierës së tij, madje, ka rrahur keq edhe njerëz, megjithëse shumë të njohur, por, sidoqoftë, që nuk kishin asnjë lidhje fizike me këtë sport të egër. Majku i hekurt vetë i krijonte problemet që, nga njëherë edhe vinin vetë tek ai. Kështu që, në këto kushte, është interesante një histori që e tregon një nga ish-truprojat e tij Rudi Gonzales, sipas të cilit, në një rast, Tajsoni ka pasur një larje të ashpër hesapesh me aktorin e njohur amerikan me ngjyrë, Uesli Snajps, të cilin ai (Majku) e nxori nokaut në një WC!
“Majku me tha mua që të ndiqja Houpin (ish-gruan e tij). Ajo i kishte thënë atij se po shkonte të takonte një shoqe. Unë e ndoqa atë dhe pashë se ajo takoi Uesli Snajpsin. I telefonova menjëherë Majkut, duke i treguar se çfarë kisha parë. Majku erdhi pas 10 minutash. Ai shkoi pas Uesli Snajpsit në WC dhe e nxori atë, me të vërtetë, nokaut”, tregoi Gonzalesi.
Sfidanti.al