Ka shumë mundësi, që në Serinë A të shtohet numri i lojtarëve shqiptarë. Milot Rashica, prej kohësh është bërë një nga lojtarët më të pëlqyer për skuadrat italiane, por interesante është, se lojtari që ka ndërruar përfaqësuese, duke lënë Shqipërinë për Kosovën, mund të bashkohet me një futbollist të Kombëtares së vjetër. Sipas të përditshmes italiane Tuttosport, është skuadra e Napolit, ku luan edhe Elseid Hysaj, që vazhdon të insistoj për transferimin mesfushorit të Viteshes dhe arsyet janë. Mesfushori spanjoll, Jose Maria Kajehon pritet të largohet nga Napoli gjatë verës dhe alternativë e tij është pikërisht Rashica.
Po sipas Tuttosport, Napoli ka në listë edhe dy futbollistë të tjera për të zëvendësuar spanjolin, që janë Serge Gnabri dhe Amato Çiçireti, por Rashica është në “pole position” për t’u bashkuar me Napolin që në merkaton e verës. Për ta vërë të vetin futbollistin kosovar, Napoli është i gatshëm të ofrojë rreth 8 milionë euro.