Julian Nagelsmani kërkon një ndryshim brezash tek Bajerni!

Njeriu i përzgjedhur nga ai është Xhoshua Kimih. Një trajner me moshë tepër të re si Julian Nagelsmani, vetëm 34 vjeç, ndoshta e ka të vështirë të impresionojë veteranët si Robert Levandovski, Tomas Myler dhe Manuel Nojer. Mediat bavareze komentojnë se Kimih e vlerëson punën e teknikut dhe është krahu i tij i djathtë, është edhe koordinatori mes Nagelsmanit dhe skuadrës. Mesfushori e pëlqen përpjekjen e trajnerit për të përmirësuar ekipin me ndryshimin taktik, një sistem hibrid me 3 lojtarë krahu, ndonëse deri tani kjo nuk ka dhënë rezultate të mira, madje ka pasur pasoja negative pasi Robert Levandovski nuk është aspak i kënaqur. Këshilla e mediave në Bavari është që Nagelsmani bën mirë që zgjedh Kimihun si kapitenin e ardhshëm, por duhet të bëjë mirë t’u zgjasë veteranëve “degën e ullirit”.

Sfidanti.al