Për trajnerin që e di se ç’do të thotë të fitohet Seria A, nuk ka shumë dyshime. Natyrisht, Marçelo Lipi nuk mund të thotë që tani se cili do të jetë ekipi kampion i Italisë, por e ka të qartë sesi qendrojnë gjërat. “Milani është favorit, – thotë ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë, – nuk e mendoja kaq të fortë. Më ka habitur. Meritë e madhe e të gjithëve, e trajnerit Pioli së pari, por edhe e lojtarëve dhe drejtuesve. Për mua, ai që ka ndryshuar më shumë është Tonali”. Milani ndodhet 2 pikë mbi Interin në renditje kur duhen edhe pas javë deri në përfundim të kampionatit. Sa për Lipin, ai ka dalë disa herë kampion me Juventusin në Itali, ka fituar Championsin po me Juven si dhe Kupën e Botës me Italinë.
Sfidanti.al