Për herë të fundit në atë stadium u luajt gati një vit e gjysmë më parë. U mbyll në favor të Partizanit me shifrat 1-0 derbi mes Tiranën në “Elbasan Arenë”, në një moment kur stadiumet e kryeqytetit nuk ishin gati për ta pritur. i njëjti skenar do të zhvillohet këtë të shtunë, në derbin e radhës në Abisnet Superligë, ndonëse përfundimi mbetet për t’u parë. Federata Shqiptare e Futbollit vendosi për ta zhvendosur derbin në Elbasan për shkak të problemeve me stadiumet. Partizani pati dëshirë që sfida të luhej në “Arenën Air Albania”, për të siguar të ardhura të rëndësishme, por UEFA vendosi veton, për të mos dëmtuar fushën ku do të luhet finalja e Ligës së Konferencës në 25 maj. Të kuqtë nuk pranuan “Selman Stërmasin”, impiantin që i përket Tiranës, ku zhvilluan në 29 prill derbin ndaj Dinamos, fituar 3-1, duke argumentuar se fusha është me cilësi të keqe, dhe po ashtu ka dëmtim të rrethimit të brendshëm të stadiumit, gjë që mund të sjellë përplasje të tifozëve.
Sfidanti.al