Jo vetëm Mbapeja, edhe Poçetino është i sigurt se qendron tek PSG-ja!

Deri tani mediat ia paskan futur kot, pasi në kryeqytetin e Francës ndryshimet nuk do të jenë kaq të mëdha. Dakord, pritet që të largohet Nejmari, e bashkë me të edhe lojtarë si Di Maria apo Ikardi, por për “figurat” kryesore as që bëhet fjalë. Lionel Mesi dihej se ishte konfirmuar, ndërsa sipas mediave edhe Kilian Mbape po mendon të rinovojë. Ndërkaq, trajneri Maurisio Poçetino thekson se “jam i bindur se me 100 për qind unë do të qendroj tek Paris SG edhe sezonin që vjen”. U përfol shumë shkarkimi i teknikut argjentinas pas eliminimit nga Championsi në “Bernabeu”, dhe u theksua se Zidani dhe Konte ishin kandidatët për ta zëvendësuar.

Sfidanti.al