Në vitet 70-të e 80-të të shekullit të kaluar, ata ishin ndër më të këqinjtë e grupimeve të përkrahësve të futbollit në Angli. Flasim për tifozët e skajshëm, kuptohet, sepse shumica dërrmuese e spektatorëve që shkojnë në ndeshjet e Uest Hemit janë krejt paqësorë. Disa nga këta ultras të skajshëm duket se kanë kryer “trimërinë” e radhës, duke sulmuar dy komentatorë gjermanë në ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit (1-2). Gazetarët gjermanë denoncuan sulmin, që duket se ndodhi pasi Uest Hemi barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1. Klubi anglez premtoi se do t’i përjashtonte përjetë fajtorët nga stadiumi dhe policia ka hapur hetimin e saj.
Sfidanti.al