Jemi në avantazh 2-1 në KAS, fitojnë Shqipëria e Partizani, humb Skënderbeu!

Erion Braçe, në cilësinë më shumë të tifozit të kuq sesa si kryeministër, nuk mundi të rrinte pa reaguar. “Jo të gjithë humbasin në KAS”, – ishte reagimi i tij në rrjetet sociale pasi Partizani e fitoi gjyqin ndaj FIFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër. Nënkuptimi i tij ishte i qartë, një kunj për Skënderbeun që e humbi gjyqin e tij në KAS, ashtu siç e humbi në UEFA e më pas në Gjykatën Federale të Zvicrës. Korçarët mbetën të dënuar me 10 vjet përjashtim nga kupat e Europës (3 i kanë shlyer), po ashtu mbeti në fuqi gjoba prej 1 milionë eurosh, ndërsa në KAS më herët fitoi Shqipëria në gjyq me UEFA-n për ndeshjen e Beogradit. Pra, rezultatin në fushën zvicerane e kemi në favor, edhe pse në Korçë e quajnë humbje 0-1. Me të vërtetë, korçarët nuk ia “gjetën dot anën” KAS-it, apo ndoshta mëkati i tyre ishte aq i madh sa nuk falej dot?!

Sfidanti.al