Barça ndoshta ka gjetur formacionin ideal, por Kumani do sulmues!

Vështirë të thuash se një skuadër thuajse perfekte u shfaq në fushë në një fitore minimale 1-0 në fushën e të fundit të renditjes në La Liga. Gjithsesi, mediat katalanase janë entuziaste për këtë Barcelonë, edhe pse mezi mundi Hueskën, dhe theksojnë se trajneri Ronald Kumam më në fund po e gjen formacionin ideal. Në fushë ishin këta lojtarë: Ter Shtegen, Dest, Arauho, Lengle, Zhordi Alba, Buskets, De Jong, Dembele, Pedri, Brejthuejt, Mesi. Në mungesë të Pikesë së dëmtuar, ashtu si edhe të Ansu Fatiut (në infermieri), pikëpyetja më e madhe është aktivizimi ose jo i Antuan Grizmanit. Kampioni i botës nuk po bind tek Barça dhe Kuman pranoi se “nëse Dembele luan kështu siç bëri këtë herë, i ka të gjitha mundësitë që të ketë shumë më tepër minuta në formacion”. Pra, mund të jetë në krah të Mesit e Pedrit. Sidoqoftë, Kumani i kërkoi klubit një sulmues tani në janar, sepse problemi më i madh i Barcelonës është shënimi i golit. Lojë ka shumë, madje të bukur, por konkretizimi është i ulët.

Sfidanti.al