Ishte dita e Bufonit; i tha lamtumiren Juventusit pas 17 vitesh

17 vjet me ngjyrat bardhezi, 17 vjet qe u shoqeruan me triumfe te shumta. Pas 639 ndeshjesh te zhvilluara ne Serie A, Xhanluixhi Bufo  i tha lamtumiren Zonjes se Vjeter por jo futbollit. Ajo me Veronen kete te shtune eshte e fundit e tij me fanelen nr.1 te kampioneve te Italise

‘Te shtunen do te luaj ndeshjen time te fundit me Juventusin-tha Bufon ne konferencen per shtyp. Doja ta mbyllja me dy fitore te rendesishme ne shoqerine e Andreas, shokeve te mi te skuadres dhe tifozeve. Dua ta falenderoj Juventusin qe ne 2001 mori nje talent dhe e ktheu ne kampion. Nese jam ketu tani ne moshen 40 vjeçare eshte merite e Juventus’.

Por çfare do te beje tani Bufon?

‘Te shtunen do te luaj nje ndeshje dhe kjo eshte siguria e vetme-vijoi 40 vjeçari-Andrea eshte me dijeni te asaj qe po ndodh dhe eshte nje keshilltar te cilin nuk dua ta humbas. Deri perpara 15 ditesh u mesua se do te lija futbollin, por tani kam marre propozime stimuluese brenda dhe jashte fushe. E fundit me erdhi nga Andrea por une vendimin tim perfundimtar do ta marr javen e ardhshme’.

Ne fund Bufon konfirmoi se nuk do te jete me pjese e Kombetares Italiane qe do te thote se ai nuk do te jete ne fushen e lojes me fanelen e Te Kalterve ne 4 qershor me Holanden. Persa u perket pasuesve te tij te Juventus, Shezni do te jete portier i pare, ndersa Kielini do te marre shiritin e kapitenit.

Sfidanti.al