Ikardi qeteson tifozet e Interit; nuk iken nga Milano, po ristrukturon banesen

Mauro Ikardi qeteson tifozet e Interit. Sulmuesi argjentinas duket se nuk ka ndermend te largohet nga zikaltrit pasi tashme ai dhe bashkeshortja e tij Vanda kane nisur te ristruktruojne banesen e tyre ne Milano.

Vanda Nara publikoi ne rrjetet sociale nje foto te punimeve qe po behen ne banesen e saj dhe Ikardit te shoqeruar me mesazhin’Shtepia e re’.

Ne fakt kapiteni i Interit dhe Vanda Nara prej muajsh po jetojne ne nje suite luksoze ne nje hotel te Milanos ne pritje te perfundimit te punimeve. Nje tregues ky qe verteton se Ikardi mendon vetem qe te qendroje te Interi pavaresisht zerave te merkatos qe e rrethojne.

Sfidanti.al