Këto janë fjalët e trajnerit të Interit, ndërsa skuadra e tij me të vërtetë meritoi gjithçka në sfidën ndaj Milanit. Askush nuk e priste një dominim të tillë, edhe pse finalja e Superkupës e tregoi se zikaltërit ishin në moment më të mirë. Lautaro Martinez pati një gol të rregullt dhe dy të tjerë të anuluar ndërsa Simone Inzagi është i lumtur. “Dominuam plotësisht, – thotë interisti, – të ardhmen e shohim me shumë besim. i vetmi peng ishte që nuk e mbyllëm dot ndeshjen. Të mos harrojmë se të martën kishim ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Atalantës. Lautaro Martinezi (Demi) ishte i mahnitshëm”. Inzagi tashmë theu edhe mallkimin e kampionatit në derbi.
Sfidanti.al