Në karrierën e tij nuk është shkarkuar asnjëherë nga detyra. Por ky rekord që e ndan me Pep Guardiolën, mund të ndërpritet shumë shpejt. Duket e vështirë për t’u besuiar, por ecuria negative që po kalon në këtë sezon të Premier Ligës me Liverpulin rrezikon seriozisht pankinën e trajnerit gjerman. Ajo kundër Uolveës ishte humbja e katërta në shtatë ndeshjet e fundit për skuadrën e “Kuqe” që renditet në vendin e dhjetë dhe rrezikon të qëndrojë jashtë zonës europiane. Mjaftojnë vetëm këto shifra për të ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e Jurgen Klop. Mediat angleze kanë nisur të flasin për një shkarkim të mundshëm në rast se Liverpul nuk arrin të reagojë që në ndeshjen e ardhshme. Gjithsesi, largimi i trajnerit gjerman është i sigurtë në fund të sezonit, ndërsa mbetet në dorë të drejtuesëve të Liverpul, nëse do të lejojnë Jurgen Klop të ruajë rekordin si një nga dy trajnerët e vetëm në histori që nuk janë shkarkuar asnjëherë nga detyra.
Sfidanti.al