Mediat bavareze nuk mbetën qind për qind të kënaqura nga ajo panë me sy, por gjithsesi një fitore 4-2 jashtë fushe në mes të presionit në rritje në Bundesligë ishte gjëja e duhur. Bajerni e dha përgjigjen për rivalët duke poshtur Verderin në Bremen, ndonëse nuk është ai ekip i kohës së Oto Rehagelit. Mediat bavareze shkruajnë se Verderi krijoi rreziqe në sulm, se lojtari kryesor ishte Ridle Baku, dhe qortoi vendasit se duhej t’i kishin shfrytëzuar më mirë. Bajerni duhet t’i falet gabimeve të suedezit Svanberg. Te kampionët u dalluan Xhamal Musiala, që shkëlqeu me golin e tij, po ashtu Xhoshua Kimih, Tomas Myler, padyshim Kingsli Koman, por edhe … Zhoao Kanselo. Që në ndeshjen e parë, mbrojtësi portugez shkëlqeu. Bajerni ka 40 pikë ndaj 39 të Unionit të Berlinit dhe 37 të Dortmundit.
Sfidanti.al