Hareja në pjesën e kuqe të Londrës ishte e madhe. Kjo edhe pse skuadra e tyre humbi të shtunën, dhe shqetësimi u kthye në entuziazëm kur Harri Kejn shënoi golin e vetëm të ndeshjes Totenhem-Mançester Siti. Të kishte qenë ndonjë sfidë tjetër, tifozët e Arsenalit as nuk do të ishin marrë me një rrjetë të rivalit të tyre, por ai tundi rrjetën ndaj kampionëve dhe rivalëve më të mëdhenj të “topçinjve” për titull këtë sezon. Për këtë arsye, tifozët arsenalas nuk ngurruan të hidheshin në rrjetet sociale dhe ta vlerësonin Kejnin duke shkruar se do ta ftonin në festën e tyre të titullit.
Sfidanti.al