Dibala pritet të vijë dhe administratori i deleguar, Bepe Marota, thotë se skuadra duhet të jetë gati për trajnerin Simone Inzagi në 30 qershor. Pra, faza përgatitore duhet ta gjejë Interin të plotë. Klubi ka marrë Henrik Mkitarianin nga Roma, pret Paulo Dibalën, ndërsa shpresa e madhe është Romelu Lukaku për të cilin thuhet se ka përparime në bisedimet e Londrës. Pastaj është Lautaro Martinez (në foto), ndërsa Aleksis Sançez largohet, por nuk dihet saktësisht se cila do të jetë e ardhmja e Edin Xhekos dhe Angel Korreas. Një “sulm total” për zikaltërit, por që kërkon shpenzime financiare. Klubi shpreson të fitojë 130 milionë euro gjatë verë, dhe janë përcaktuar që Milan Shkriniar të shkojë tek Paris SG për 50 milionë euro dhe Damfris tek Çelsi për 40.
Sfidanti.al