Natyrisht pronari i ri do të ndërhyjë, por nuk dihet sesa do të mundë ta ndalojë hemorragjinë. Miliarderi amerikan, Tod Boehli, duhet të jetë i shqetësuar po ashtu si trajneri i tij Tomas Tuhel, që reparti i mbrojtjes po pëson një “rrjedhje” të plotë. Më herët, Antonio Rydiger iku nga Çelsi për tek Reali i Madridit, ndërsa tani Andreas Kristensen mund të bashkohet me Barcelonën, ndërsa i dha lamtumirën klubit londinez. Me valixhet gati janë edhe Markos Alonso apo kapiteni Sezar Azpilikueta, si dhe shpresa e re e lojës në krah, Risi Xhejms. Ky i fundit nuk ka rinovuar ende kontratën dhe Reali e Mançester Siti po mendojnë për të.
Sfidanti.al