Sulmuesi i ri norvegjez është shumë i lumtur me ekipin që ka zgjedhur, por ende nuk është prezantuar, edhe pse është mbushur 1 muaj që kur u arrit akord. Në 10 maj, Mançester Siti njoftoi zyrtarisht se mori Erling Halandin nga Dortmundi gjerman, ndërsa u arrit marrëveshja për pagesën e kartonit dhe rrogën e futbollistit. Që nga ajo kohë gjithçka ka mbetur në heshtje, ndërsa Halandi 21-vjeçar hodhi në rrjetet sociale një foto të vetëm kur ishte fëmijë, veshur me fanelën e Sitit. Përshkrimi ishte “historia do të vazhdojë shpejt” (to be continued soon), por tifozët e “qytetarëve” reaguan duke shkruar mesazhe si “shpresojmë të të shikojmë shpejt”.
Sfidanti.al