Nga Juventusi në Turqi, Pirlo e rinis me një ekip të cilit nuk i shqipton dot emrin

Skuadra e tij e re quhet Fatih Karagymryk, dhe kontrata është vetëm 12-mujore. Andrea Pirlo mund të jetë një emër i madh i futbollit kur ishte në fushën e lojës, por si trajner duhet të bindë skeptikët dhe pas aventurës së përfunduar shpejt tek Juventusi po provon të ngrihet në këmbë që nga Turqia. Tekniku italian do të drejtojë skuadrën e Superligës turke, Fatih Karagymryk, të cilën me siguri që nuk arrin ta shqiptojë saktë tani për tani. Gjithsesi, për ish-regjisorin elegant nuk ka rëndësi shqiptimi i emrit të Karagymrykut, por suksesi në stolin e saj. Ai do ta provojë dhe padyshim që ka besim se do t’ia dalë.

Sfidanti.al