Interi: Nëse nuk kualifikohemi, do të ishte një sezon m…!

Interi duket favorit për t’ia dalë, veçse ende asgjë nuk është “shkruar në mur”. Zikaltërit fituan 2-0 në fushën e Milanit në gjysmëfinalen e parë të Championsit, ndërsa këtë të martë vjen ndeshja e kthimit. Trajneri Simone Inzagi, që po lavdërohet mjaft prej një muaji, gjithsesi paralajmëron për rreziqet. “Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë më shumë se 100-vjeçare të Interit, – thotë ai, – kemi një avantazh të merituar, por gjithçka është ende e hapur”. Nga ana tjetër, mbrojtësi Açerbi thotë se “nëse nuk kualifikohemi këtë herë, do të ishte një sezon i dështuar, një sezon m…”.

Sfidanti.al