Rivaldo nxit Kristiano Ronaldon që të kthehet tek Reali

Nuk dihet sesa e duan në Madrid një gjë të tillë, aq më shumë që kanë Benzemanë, Rodrigon dhe Vinisiusin, por gjithsesi për CR7-ën bëhet një propozim. Është legjenda braziliane, Rivaldo, që e “cyt” Kristiano Ronaldon që të kthehet në Europë. “Ai duhet të shkojë sërish tek Reali për të mbyllur karrierën, – thotë ish-ylli i Barcelonës, – mendoj se ai shkoi në Arabinë Saudite sepse i dhanë 200 milionë euro në sezon. Paratë nuk e zëvendësojnë dot nivelin që ka Europa dhe jetën që ai mund të bëjë në kontinentin e vjetër”.

Sfidanti.al