Benzema është si Mesi, tmerri i Man. Sitit në Champions

Sulmuesi francez do të shkojë në stadiumin “Etihad” me detyrën e qartë për të shënuar dhe për të ndihmuar Realin që të kualifikohet për në finalen e Championsit. Karim Benzema e ka shumë për qejf t’i realizojë ekipeve angleze, ku rekordin e ka ndaj Liverpulit me 7, por gjithashtu 6 gola ia ka shënuar edhe Mançester Sitit. Flasim gjithmonë për Championsin. Po kaq, ka realizuar edhe ndaj Çelsit. Nëse shënon në “Etihad”, do të barazohej me Mesin që ka 7 rrjeta kundër Sitit, ose ndoshta edhe mund ta kalonte.

Sfidanti.al