Interi fiton shumë para nga Championsi, flitet pë 101 milionë euro

Flitet për shumë para, ndaj edhe duhet finalja. Klubi zikaltër e sheh suksesin në Ligën e Kampionëve edhe si fitore nga ana ekonomike, dhe që do të garantonte vazhdimësinë e klubit. Mediat italiane shkruajnë se të ardhurat mund të shtohen deri në 101 milionë euro nëse realizohen objektivat, pra nëse arrihet finalja e Championsit dhe nëse Interi kualifikohet për në Champions nga Seria A. Me këto para do të kishte rinovime dhe do të gjendej e do të paguhej zëvendësuesi i Milan Shkriniarit që shkon tek Paris SG vitin që vjen.

Sfidanti.al