Çelsi fiton Kupën e tretë radhazi të Anglisë për … femra

Skuadra e djemve duhet të mësojë nga ajo e vajzave. Blutë e Londrës fituan Kupën e Anglisë për femra dhe mposhtën 1-0 Mançester Junajtidin në finalen e luajtur në “Uembli”. Në impiant ishin mbi 77 000 tifozë, një rekord për Anglinë në futbollin e femrave, ndërsa skuadra më e mirë humbi. Junajtidi pati disa raste në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit vajzat londineze shënuan golin e vetëm me anë të Sam Kerrit.

Sfidanti.al