Laporta: E duam Mesin, por nuk mund të bëjmë çmenduri!

Presidenti i Barcelonës ka folur për mediat spanjolle pas fitores së titullit, duke komentuar planet për të ardhmen. Një nga temat kryesore të tij është kthimi i mundshëm i Lionel Mesit, diçka që pritet me interes nga tifozët. “Kam folur me Leon dhe jemi përpjekur të rregullojmë raportin e ndikuar nga ajo që ndodhi kur u largua, – thotë Zhoan Laporta, – në atë kohë duhej të vinim klubin mbi gjithçka tjetër, përfshi edhe lojtarin më të mirë të botës. E duam Leon, por nuk mund të japim shifra shumë të larta”.

Sfidanti.al