Interi “me sytë nga qielli” për të qenë gati për sfidën me Juventusin

Ndeshja luhet të dielën në kohë dreke, në 15:00 (data 3 prill), dhe pritshmëria është tepër e madhe, veçse për zikaltërit ka një garë për të qenë gati në momentin e duhur. Trajneri Simone Inzagi mori një lajm të mirë që Lautaro Martinez doli negativ në tamponin për Kovidin, dhe se ai nisi stërvitjen me shokët. Në stërvitje dhe Brozoviç e De Vraj, dhe Interi do të bëjë çmos që ata të jenë në formën e duhur për ndeshjen me Juventusin. Të martën, do të jetë e gjithë skuadra në stërvitje, ndonëse lojtarët nga Amerika e Jugut do të vijnë pas mesit të javës. Grupi do të jetë i plotë vetëm të enjten dhe të premten. Për Interin, ndeshja me Juven në Torino është tepër e rëndësishme, është si një finale dhe nuk bën punë as barazimi, pa folur për humbjen.

Sfidanti.al