Në ekipin kombëtar francez u krijua një situatë e vështirë kur ylli kryesor nuk pranoi të merrte pjesë në aktivitetet e marketingut, në bazë të kontratave të sponsorizimit që ka Federata me kompani të ndryshme. U komentua se Kilian Mbape dëshiron të fitojë nga të drejtat e tij të imazhit, ndonëse sipas avokates së tij ka edhe një arsye tjetër që mund të jetë më e fortë, të paktën në këtë rast. Delfinë Verhejden (Delphine Verheyden), avokatja e tij, thotë se Mbapeja dëshiron që të mos dëmtojë imazhin duke reklaruar kompani të caktuara, për të cilat ai nuk është dakord. Kjo edhe sepse ai është i përfshirë në fushatën për ushqyeshmërinë e fëmijëve. Duket se disa nga kompanitë mund të jenë pikërisht që prodhojnë ushqime për të vegjlit.
Sfidanti.al