Nuk duhet harruar se kundërshtari do të jetë në “San Siro” vetëm për fitore, sepse trajneri Juriç nuk ka mentalitet tjetër. “Shkojmë për tri pikët”, – thotë tekniku i Torinos, dhe tek Interi duhet ta kenë mirë parasysh këtë gjë. Simone Inzagi është një nga ata që nuk e harron këtë gjë. “Unë jam shumë i kënaqur me përgjigjet e skuadrës deri tani, – thotë trajneri, – por, e dimë se nuk ka përfunduar asgjë. Vendi i parë duhet të jetë një stimul për të luajtur më mirë dhe më fort. Rruga është ende shumë e gjatë. Torino është një skuadër shumë e rrezikshme”. Për fatin e Interit kthehet Shkriniar dhe po ashtu dyshja e sulmit, Lautaro Martinez-Xheko.
Sfidanti.al