Në këtë numër ka lojtarë, trajnerë dhe drejtues, ndërsa nuk dihet sesa prej tyre janë futbollistë që duhet të zbresin në fushën e lojës. Rajo Vajekano është goditur nga një epidemi e koronavirusit e cila ka përfshirë plot 12 pjesëtarë të klubit. Tek Vajekano është mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, ndërsa nuk dihet nëse ai është mes të sëmurëve apo jo. Sipas mediave spanjolle, mjekët po bëjnë çmos të qartësojnë situatën, për të parë sesa lojtarë mund të mungojnë, dhe se çfarë do të bëhet me lojtarët e tjerë që edhe ata të mos infektohen. Rajo është nga skuadrat më të mira këtë sezon, në vendin e 4-ët (pra në zonën Champions) me 30 pikë në 18 ndeshje.
Sfidanti.al