Nja 20 vjet më parë, një yll argjentinas hyri në histori me fisnikërinë e tij. Fernando Redondo, i ardhur tek Milani që nga Reali, nuk arriti të luante asnjë ndeshje për kuqezinjtë për shkak dëmtimi, dhe në fund nuk pranoi të merrte asnjë cent nga kontrata që nuk mundi ta respektonte. Në të kundërt, sot ka lojtarë që luajnë për qejf golf apo me letra ndërsa lihen në stol, e fanela është bërë si “lëkura e gjarprit” që thjesht duhet ndërruar kur të përfundojë stina. Drejtuesi i Juventusit, Arrivabene (i mbërritur nga Ferrari), lëshoi një “fshikullimë” për dy yje të ekipit, Paulo Dibalën dhe Matijs De Ligtin, ndërsa u pyet për rinovimin e tyre të munguar. “Ka lojtarë që ndjejnë më shumë agjentin e tyre, sesa fanelën për të cilën luajnë”, – tha Arrivabene, duke na kujtuar vlerësimin e mediave gjermane për Erling Halandin, një tjetër lojtar të agjentit të De Ligtit, Mino Raiolës. “Lojtarët e Raiolës e kanë zakon që ndërrojnë shpesh skuadër, ndaj Bajerni nuk do të investojë tek ata”, – shkruajtën në Gjermani.
Sfidanti.al