Një pyetje nga “jetimorja”: Estradë e Ballshit apo.. e FSHF-së?

Dikur thuhej me ironi “Estrada e Ballshit”, por kur dëgjon deklaratën e presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj, e kupton se Estrada e vërtetë bëhet në ..FSHF. Na kishte marrë malli për revoltën shpotitëse të presidentit Kapllanaj, ngaqë rebelimi i tij vjen si një shuplakë jo vetëm për “sunetlinjtë” që tredhin lojën edhe në Kategorinë e Parë, por edhe për median sportive, e cila futet me kokë vetëm në “Big Brother” e Superligës, kurse një Kategori më poshtë, askush nuk do të futet në jetimoren hallemadhe..

Dëgjoni fjalët e presidentit Kapllanaj, që vlejnë si një kartolinë tallëse në fund të vitit :
“Një pyetje kam: garën e Kategorisë së Parë e drejton Shijaku apo FSHF-ja? Sa herë qe luajmë jashtë fushe na vjen delegat nga Shijaku, kurse rivalët e Erzenit , gati çdo javë, marrin penallti në minutën e 95-të, sikur hanë karamele..”

Dhe kjo histori me delegat nga Shijaku, kur luan Bylisi, tani që po afrojnë Zgjedhjet, ose ndryshe “foltorja e oborrit”, sepse na kujton një histori tjetër groteske, kur me porosi nga lart, u vendos që edhe delegati që do të votonte për Përmetin të ishte nga Shijaku…

Sfidanti.al