A do të jetë “magjike” biseda e Rangnikut me babanë e Halandit!

Lidhjet e vjetra jo gjithnjë ndihmojnë, dhe kjo u kuptua kur sulmuesi norvegjez nuk ra dakord me Ole Gunar Solskjerin për t’u bashkuar me Mançester Junajtidin. Në vend të ekipit të ish-trajnerit të tij tek Molde, Erling Halandi zgjodhi Dortmundin. Për herë të dytë në 2 vjet, sërish “djajtë e kuq” kryqëzohen me rrugën e karrierës së 21-vjeçarit, ndërsa mësohet se trajneri Ralf Rangnik ka biseduan me babanë e tij, Alf-Ingen. E qartë që biseda nuk ka qenë për ndonjë temë tjetër përveçse për një transferim të mundshëm të sulmuesit në “Old Traford”. Le të kujtojmë se Rangniku ishte drejtor sportiv tek Red Bulli i Salcburgut kur Halandi shkoi tek Dortmundi. Nuk dihet nëse fjala e gjermanit do të jetë vendimtare, ndërsa nga Spanja thonë se Reali e Barcelona interesohen për gjigandin e ri të sulmit.

Sfidanti.al